Trendet e Dizajnit të Brendshëm për 2026: Mobile, Dhoma Ndeje, Kuzhina dhe Dhoma Gjumi
Viti 2026 pritet me sjellë një kthesë të madhe në dizajnin e brendshëm. Nuk po flitet ma veç për dukje, por për hapësira që kanë shpirt edhe tregojnë histori. Te Doyenne, fokus jone eshte te dizajni i interierit që përputhet me jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë e Shqipni – qoftë kur bohet fjalë për mobile, dhoma të ndejës, kuzhina moderne ose dhoma gjumi që japin qetësi.
Kthimi i stilit të ngrohtë
Njerëzit po i ikin interierëve t’ftohtë e impersonal. Po kthehet stili i ngrohtë, i njohur si modern fshatarak. Kjo nënkupton mobile druri të punume me dorë, gurë të ngrohtë e tekstura natyrale të kombinuara me linja të thjeshta. Në dhomat e ndejës kjo do të thotë sofër e rehatshme me elemente natyrale, ndërsa në kuzhina përdorimi i drurit lokal e gurit shqiptar. Dhoma e gjumit me këtë stil merr ndjesinë e qetësisë edhe intimitetit.
Dizajn biofilik dhe mirëqenia
Mirëqenia është bërë pjesë e dizajnit të interierit. Në vend t’një lule në qoshe, tash po shohim mure të gjelbra, dritë natyrale sa ma shumë dhe elemente që e bojnë hapësirën më të shëndetshme. Për dhomën e ndejës, kjo do të thotë ambient ku ndihesh i qetë. Në dhomën e gjumit, drita natyrale dhe materialet organike ndihmojnë me pas gjumë të mirë. Edhe kuzhina fiton energji të re kur lidhet me natyrën.

Maksimalizmi funksional – ngjyra dhe shprehje
Po ju themi lamtumirë mureve t’bardha! Trendi i ri është me guxu me jetu me ngjyra. Në dhomën e ndejës kjo mundet me qenë kombinim i mobilieve me ngjyra të forta dhe elementeve dekorative që tregojnë karakterin tanë. Kuzhina nuk është veç për gatim, por edhe hapësirë shprehëse. Edhe dhoma e gjumit fiton personalitet me ngjyra të ngrohta e detaje të kuruara.

Luks i qëndrueshëm
Në vitin 2026, luks nuk është vetëm pamje, por edhe qëndrueshmëri. Mobilet zgjedhen me kujdes – dru nga burime të sigurta, gurë të ricikluar dhe materiale që zgjasin. Në dhomën e ndejës, kjo do të thotë kombinime të mobilieve me linja moderne dhe tekstura natyrale që nuk dalin prej mode, duke krijuar një hapësirë të ngrohtë dhe mikpritëse. Në kuzhina, materiali i fortë dhe sipërfaqet e qëndrueshme bashkohen me ngjyra dhe detaje të guximshme që i japin karakter, ndërsa dhomat e gjumit fokusohet te rehati, ngjyra të qeta dhe elemente natyrale që sigurojnë një ambient relaksues dhe elegant.
–
Te Doyenne, nuk ndjekim veç trendet, por krijojmë dizajn të brendshëm që ka kuptim, është funksional dhe personal. Qoftë për dhoma gjumi, kuzhina apo dhoma ndeje, vizioni jonë është me pru hapësira që të frymëzojnë përditë.
👉 Na kontakto sot, edhe bashkë e kthejmë në realitet vizionin për interierin tënd.